Kujdesi infermierik për njerëzit me dhembje

Sabedin Sherifi

Dhembja nuk eshte nje ndjenje e thjeshte, por nje fenomen kompleks qe ka perberesin conjitiv (fizik) dhe ate afektiv (emocional). Eshte nje pervoje plotesisht subjektive. Nuk ka masa objektive se sa shume perjeton dhimbje nje njeri.

Pervoja jone e dhembjes ndikohet nga faktore personale dhe kulturore si edhe procesi biologjik. Per shekuj me radhe, njerezimi eshte perpjekur te kuptoje dhe lehtesoje dhembjen duke e lidhur me besimet fetare, filozofine dhe mjekesine. Dhembja eshte nje arsye kryesore qe njerezit te kontaktojne me sistemin e kujdesit shendeteosr. Njerezit kerkojne te lehtesojne dhembjen nga ilaçet dhe nje shumellojshmeri tjeter burimesh.

Dhembja eshte identifikuar si nje nga prioritetet kerkimore dhe zhvillimit te sherbimit infermier. Njohja dhe pranimi i natyres dhe subjektiviteti i pervojes se dhembjes ne vetvete ka qene nje zhvillim domethenes ne sherbimin infermier per t’i kuptuar dhe per t’iu pergjigjur njerezve me dhembje.

Perkufizimi i dhimbjes qe mbeshtet me se miri praktiken tone te sherbimit infermier, eshte ai i ofruar nga McCaffery: “Dhembja eshte cdo gje qe thote nje person, i cili po e perjeton ate, e qe ekziston ne cdo kohe kur ai person thote”.

Informacion baze

Dhembja eshte ndoshta simptoma me e pergjithshme e semundjes. Eshte nje mekanizem biologjik mbrojtjes, nje sinjal paralajmerimi, i cili mund te kontrollohet nga nje numer i madh stresoresh. Shume njerez e njohin dhimbjen si nje sinjal paralajmerues, duke nenkuptuar se ka kercenim apo rrezik per shendetin dhe mireqenien.

Kur ne provojme dhembje, ajo eshte gjithashtu pjese e pergjigjes natyrale mbrojtese qe na ben te duam lehtesimin e dhimbjes me disa menyra. Dhimbja behet nje problem kur ajo nderthuret me aftesine e nje personi per te ralizuar nje aktivitetet normal ose kur personi, i cili e provon dhimbjen, ndjen se eshte e paperballueshme ne intensitet dhe ne kohezgjatje.

Dhembja eshte pershkruar nga Bonica (16) ne lidhje me “e dobishme, e padobishme dhe dhimbje e demshme”. Dhembja akute eshte zakonisht e dobishme si nje mekanizem mbrojtes; dhimbja kronike ne te kundert, eshte e padobishme ne kuptimin e mbrojtjes biologjike. Dhembja e demshme ose potencialisht e demshme ekziston kur dhimbja nuk ka ndonje funksion te dobishem dhe mund te kontribuoje ne pergjigje serioze patologjike, si shok neurogjenik, i cili, nese nuk lehtesohet, mund te rezultoje me vdekje. Dhembjet ekstreme qe vine pas nje demtimi apo djegie masive, operacioni apo shqetesimi ekstrem; jane shembuj dhimbjesh te demshme, te cilat duhet te lehtesohen si nje prioritet kryesor se per ndryshe shkaktojne demtime serioze tek personi, i cili i perjeton keto dhembje.

Gjendja normale duhet te jete pa dhembje dhe ky eshte zakonisht qellimi qe ne kemi, per veten dhe per ata per te cilet kujdesemi. Sidoqofte, ka raste kur liria nga dhimbja nuk eshte e deshirueshme nga nje person, i cili e provon ate. Per disa njerez, demtimi i sistemit nervor mund te nderhyje ose te parandaloje sinjalin paralajmerues mbrojtes qe siguron dhimbja. Kjo mund te paraqese me rrezik per personin, i cili provon dhimbjen. Per shembull, personi, i cili eshte jo i ndergjegjeshem do te kete perceptim te ulet ndaj dhimbjes dhe nuk do te jete ne gjendje te pergjigjet ne menyre mbrojtese stimujve te dhimbshem; personi i paralizuar mund te mos kete perceptim te dhimbjes qe ndikon poshte nivelit te paralizes. Ne menyre te nderthurur, disa kushte mund te shkaktojne lartesimin e pergjigjes ndaj dhimbjes, gje qe mund t’i beje aktivitetet e perditshme shume te dhimbshme.

Melzack dhe Dennis kane dalluar tre forma te dhembjes:

· Dhembja me faza

· Dhembja akute

· Dhembja kronike

Dhembja me faza

Kjo eshte dhimbje me nje kohezgjatje te shkurter, e cila ngjet ne nje rast demtimi.

Dhembja akute

Kjo provokohet nga nje demtim i nervave, i cili vazhdon per periudha te ndryshme kohe derisa te behet mjekimi. Karakteristikat dalluese te dhimbjes akute jane qe:

a) nderpritet kur behet mjekimi – ka nje fund te parashikueshem

b) ka kohezgjatje te shkurter, me pak se gjashte muaj.

Dhembja kronike

Kjo eshte dhembja, e cila vazhdon pertej periudhes se kohes se kerkuar per trajtim. Megjithese duket se gjendje te caktuara emocionale shoqerohen me dhimbjen akute, dhimbja kronike ka potencial me te madh per ndikim negativ tek mireqenia psikologjike e njeriut. Problemet fizike, psikologjike dhe shoqerore behen me komplekse ne prani te dhimbjes. Vleresim total i personit qe perjeton dhimbjen kronike, eshte shume i rendesishem nese duhet te kuptojme pervojat e tyre dhe te gjejme rruget per t’i ndihmuar ne trajtimin e dhimbjes.

Faktoret emocionale dhe psikologjike jane te rendesishem ne percaktimin e pervojave te njerezve me dhimbjet. Cikli – dhimbja çon ne stres, stresi çon ne me shume dhimbje – mund te jete e veshtire te nderpritet. Vleresimi i dhimbjes kerkon qe te njihet ndikimi i faktoreve, te cilet ndryshojne perceptimin e njerezve dhe pervojen ndaj dhimbjes. Kujdesi infermier duhet te drejtohet tek parandalimi i dhimbjes si edhe kurimi ose menaxhimi i dhimbjes. Kjo mund te arrihet me ane te kujdesit te planifikuar per te ulur ndjeshmerine e njerezve ndaj dhimbjes dhe per te shmangur faktoret te cilet ngrene ndjeshmerine e dhimbjes. Figura 3 e ilustron kete si nje cikel i mardhenive te dhimbjes dhe mund te jete nje mjet i dobishem per vleresimin, planifikimin dhe matjen e kujdesit per te parandaluar, ulur dhe lehtesuar dhimbjen.

Vleresimi i personit qe perjeton dhembjen

Pervoja subjektive e personit duhet te merret si pika fillestare gjate percaktimit te nevojave, planifikimit dhe zbatimit te kujdesit, si dhe vleresimit te efektivitetit ose jo te tij, ne marredhenien me personin, i cili po perjeton dhimbjen. Pershkrimi i personit per dhimbjen dhe observimi i reagimit te tij ose te saj, jane dy metodat kryesore te vleresimit te personit me dhimbje.

Vleresimi i dhimbjes lidhet me zbulimin e:

· Vendi i dhembjes

· Intensitetit dhe kohezgjatja e dhembjes

· Karakterit i dhembjes

· Faktoreve te cilet duket se kane sjelle dhembjen

· Pervoja e kaluar te personit ne lidhje me dhembjet

· Reagimet e personit ndaj dhembjes

· Gjerave qe duket se do te ndihmojne ne lehtesimin e dhembjes.

Percaktimi efektiv i dhembjes eshte nje parakusht per kontrollin dhe lehtesimin e dhimbjes dhe eshte nje komponent thelbesor i kujdesit infermier. Ne procesin e percaktimit, infermierja mbledh informacion nga pacienti ose klienti, gje qe lejon njohjen e pervojes se personit dhe efektet e saj ne jeten e tij / te saj. Informacioni i fituar e drejton infermieren ne planifikimin dhe vleresimin e strategjive per kujdes. Dhimbja eshte rralle here statike, prandaj percaktimi i saj duhet te jete nje proces i vazhdueshem.

Percaktimi kerkon te identifikohen te gjithe faktoret – fizike dhe jo fizike – te cilet ndikojne perceptimin e personit ndaj dhimbjes. Eshte e rendesishme te shenohet se kerkimi dhe praktika klinike na sugjerojne qe pacientet dhe klientet tentojne te mos raportojne dhimbjen ose e bejne ne menyre te pasakte e te papershtatshem, duke minimizuar pervojat e dhimbjeve . Hunt zbuloi se infermieret tentojne te mbivleresojne lehtesimin e dhimbjes te fituar nga analgjetiket dhe te nenvleresojne nivelin e dhimbjes se pacientit.

Perdorimi i mjeteve te percaktimit te dhembjes

Nje numer metodash ose mjetesh jane zhvilluar per te ndihmuar ne percaktimin e dhimbjes dhe ne vleresimin e vazhdueshem te strategjive te lehtesimit te dhimbjes. Literatura e botuar na sugjeron se “grafiket e percaktimit te dhimbjes” mund te jene nje mjet i dobishem ne percaktimin dhe monitorimin e dhimbjes se personit . Keto nuk duhet te perdoren ne menyre te padallueshm, por eshte zbuluar se ato permiresojne komunikimin ndermjet stafit dhe pacienteve/klienteve. Ato mund te jene vecanerisht me vlere kur personi eshte i afte te marre pjese aktivisht se bashku me infermieren ne procesin e percaktimit, monitorimit dhe vleresimit dhe kur nderhyrjet ka te ngjare te bejne ndonje permiresim ne pervojen e personit ne lidhje me dhimbjen. Walker, sidoqofte, zbuloi se grafiket dukeshin te kishin me pak vlere ne rastet e dhimbjeve te pazgjidhura dhe te pagjetura.

Evidencat na tregojne se mjetet per percaktimin e dhimbjes duhet te projektohen per te plotesuar nevojat e grupeve te ndryshem te klienteve dhe tipeve te ndryshme te dhimbjeve. Prandaj, eshte e rendesishme qe te zgjidhni mjetin me te pershtatshem per nje tip te caktuar dhimbjeje. Nuk mund te jete e pershtatshme, per shembull, te perdorni grafikun e percaktimit te dhimbjes, te projektuar per pacientet/klientet me dhimbje kronike, per te percaktuar dhimbjen post – operative.

Vendosja e qellimeve per menaxhimin e dhembjes

Koncepti i partneritetit ndermjet infermieres dhe personit me dhimbje vazhdon ne cdo etape te procesit te sherbimit nfermjer kur eshte e mundur. Parimet e vendosjes se qellimeve te pershkruara ne Kapitullin e 4-t perdoren per te caktuar perfundime afatgjata dhe afatshkurtra per personin me dhimbje.

Vendosja e perfundimit te deshiruar dhe aftesia per ta arritur nuk eshte e drejtperdrejte ne manaxhimin e dhimbjes. Manaxhimi i dhimbjeve kronike, ne vecanti, eshte komplekse dhe shpesh mund te konsistoje vetem ne ndihmen e personit per te perballuar dhimbjen. Hanks (22) per shembull, na sugjeron qe ne vendosjen e qellimeve per njerezit me dhimbje per shkak te kancerit, qellimet duhet te jene progresive dhe te punojme drejt nje qellimi te pergjithshem. Nje shembull eshte vendosja e qellimeve te lidhura me kohen gjate dites dhe aktivitetin e personit.

Qellimi per dhimbjen e demshme dhe shume te demshme, si per shembull ajo e kirurgjise apo plaget e renda, eshte lehtesimi i menjehershem ose ulja e dhimbjes per te shmangur shokun potencial dhe kolapsin.

Planifikimi i nderhyrjeve per te lehtesuar ose zbutur efektet e dhembjes

Ne pjesen tjeter te ketij seksioni do te perdorim shembuj nga kujdesi i femijeve qe kane dhimbje ose procedura te forta dhimbjesh, per te pare disa nga rruget e zvogelimit te dhimbjes dhe shqetesimit dhe vleesimin e ketyre nderhyrjeve.

Zvogelimi i dhembjes dhe shqetesimit tek femijet

Shqetesimi, dhimbja dhe stresi jane te nderlidhura ne nje mase te madhe tek femijet, vecanerisht kur nje femije perballet me nje situate akute klinike dhe me nje situate qe mund te perseritet vazhdimisht. Nje pervoje fillestare traumatike mund te rezultoje tek nje femije, i cili po zhvillon nje pergjigje akute te kushtezuar ndaj trajtimeve si p.sh gjilperat venoze te perseritura. Prandaj eshte e rendesishme te percaktohen te gjithe sistemet, qe mund te pasqyrojne dhimbje dhe shqetesim: e sjelljes, konjitive (vete – treguese) dhe fiziologjike. Nderlidhja e ketyre pergjigjeve varjon, dhe individet mund te tregojne pergjigje te caktuara ne sisteme te ndryshem ne kohe te ndryshme.

Kerkimet e ndermarra tek nje spital onkologjik pediatric, tek femijet qe i qene nenshtruar marrjes se palces se kockes na tregon se niveli i dhimbjes dhe stresit i provuar nga femijet nen 7 vjec eshte pese deri dhjete here me i madh se tek femijet me moshe me te madhe.

Sjellja dhe mbeshtetja e prinderve eshte gjithashtu nje faktor ne aftesine perballuese te femijes veren se ka nje lidhje te percaktuar ndermjet shqetesimit te prinderve dhe stresit te femijeve, dhe se prinderit sigurojne nje model per sjelljen e femijes. Nje prind i qete, mbeshtetes, do te ndihmoje si femijen dhe infermieren.

Percaktimi i dhembjes tek femijet

· Shenoni frekuencen, kohetgjatjen dhe intensitetin e dhimbjes.

· Cilet fakotre e permresojne apo perkeqesojne dhembjen? A perfshihen aty faktore ambjentale? A e zvogelon prania e ndonje personi dhimbjen apo shqetesimin?

· Ne qofte se femija e shpreh me ze dhimbjen e tij, mund t’i dallohet e folura? Sepse nje femije tre vjecar thote: ” Kam dhimbje stomaku ne koke”.

Nje mjet popullor percaktimi perhapur per te matur dhimbjen e femijes eshte shkalla e fytyrave pese fytyrat paraqesin shkallet e dhimbjes dhe /ose te shqetesimit, dhe piket e femijes ne fytyre tregojne ndjenjat e tij. Ideja e perdorimit te figurave me ngjyra, me te kuqe per te treguar dhimbjen per shembull, eshte bere gjithashtu e perhapur.

5 – Shkalla e fytyres per te eprcaktuar dhembjen e femijes

Kontrolli i menjehershem farmakologjik duhet te perdoret kur dhe sic eshte e nevojshme. Metoda shtese apo alternative te lehtesimit te dhimbjes dhe shqetesimit do ta ndihmojne gjithashtu femijen per tu relaksuar dhe per te perballuar dhimbjen dhe stresin. Sic mund te jete me perfitim per femijen, kjo mund te kete nje efekt te drejtperdrejte pozitiv edhe tek prinderit dhe te tjeret.

Pergatitja perpara procedurave si p.sh gjilperat venoze, eshte e dobishme, por nuk i jep femijes ndonje aftesi per t’ia dale vete. Megjithate, ajo i ofron femijes mundesine per te bere pyetje, dhe kjo mund t’i ule friken dhe fantazine se cfare mund te ngjase. Nje femije 5 vjecar iu tha nga anestezisti se ai do te “vihej ne gjume” per nje operacion. Duke i dhene mundesine te flitet per friken, femija tha se edhe qeni i tij ishte derguar tek klinika veterinare nje jave perpara per “tu vene ne gjume” – pra per te ngrordhur. Infermieret ishin ne gjendje te largonin friken e tij duke spjeguar se ndryshe nga kafsha e tij, ai do te zgjohej pas operacionit.

Per femijen qe eshte ne spital, shpesh eshte me perfitim qe shtrati i tij te mbahet ne njevend te sigurte, dhe kur eshte e mundur, procedurat invazive te kryhen ne ndonje vend tjeter.

Metodat e perdorura per te ulur dhembjen dhe shqetesimin

Me poshte paraqiten disa nga metodat e perdorura per te zvogeluar dhimbjen dhe shqetesimin tek femija. Kujtoni se nje femije i qetesuar do te te perballoje me mire dhimbjen dhe shqetesimin dhe se dhimbja dhe shqetesimi do te zvogelohen ne qofte se femija eshte ne gjendje te fokusohet ne dicka tjeter nga procedura e nderhyrjes.

Pjesemarrja

Femija inkurajohet per te marre pjese ne procedure, per shembull, duke zgjedhur vendin per injeksion, duke pastruar vendin dhe zgjedhur ngjitesen.

Heqja e ndjeshmerise

Femija ndihmohet t’i nenshtrohet procedures ne nje gjendje te qetesuar dhe jo te stresuar. Perdorimi i lojes me shiringa te sigurta, nese ka mundesi, kukulla, kafshe apo te tjere, te cilet marrin pjese ne procedure, ka rezultuar gjithmone e dobishme. Paraqitja e trukeve te tilla si p.sh eren e fashove dhe te klorheksidit mund te ndihmoje ne kete faze.

Largimi i vemendjes

Eshte me perfitim te pyesesh femijen per te pare se cfare i pelqen dhe cfare jo, dhe pastaj te perdoresh informacionin qe merr. Nje tregim i bukur, nje kenge, nje loje ose nje liber me figura mund te siguroje largimin e vemendjes per femijen e vogel. Camcakizat qe fryhen ose nje pupel imagjinare ne hunden e mjekut do te largojne gjithashtu vemendjen e femijes dhe do te nxisin ate te marri fryme thelle. Nje magetofon personal mund te jete nje largues i mire i vemendjes per nje femije me te madh ne moshe.

Qetesimi

Pervec frymemarrjes se thelle, masazhi dhe ferkimi do te ndihmojne qetesimin.

Femija mund te perfitoje nga shtrengimi shume fort i dores se nenes se tij ndersa numeron deri ne pese, dhe pastaj qetesohet shtrengimi ngadale.

Teknika e drejtimit imagjinar

Me kete teknike, nuk hiqet kontrolli nga femija, sic ndodh me hipnozen: ai ose ajo mund te degjoje akoma zhurmat e jashtme si zilen e telefonit. Parimet e teknikes, sic tregohet ne rastin e pare te studimit me poshte, perfshin vemendjen e perqendruar ndjekur kjo nga qetesimi progresiv. Pastaj, me ane te drejtimit te imagjinates, femijes i jepet ideja se dhimbja u zvogelua. Sapo te kete perfunduar procedura, femija kthehet ne gjendje zgjimi te plote. Kjo teknike,e cila nuk eshte hipnoze, duhet te kryhet nga nje terapist i specializuar.

Kombinimi i teknikave mund te perdoret dhe mund te mbeshtetet me ane te shperblimeve pozitive si p.sh certifikata aftesie, ose yll i arte.

Rastet e studimit pershkruajne me poshte se si teknikat e pershkruara jane perdorur ne praktike. Ata jane marre nga pervoja e infermiereve qe punojne ne Spitalin e Femijeve Great Ormond Street ne Angli.

Menyrat psikologjike per reduktimin e dhimbjes dhe shqetesimit te femijes mund te rezultojne te dobishme. Ato mund te perdoren te vecuara ose ne lidhje me mjetet farmakologjike. Keto teknika duan kohe dhe kerkojne durim e kembengulje, por duke qene se ato rezultojne efikase tek femijet, te cilet provojne dhimbje dhe strese me te lehta, ato duhet te merren ne konsiderate si mjete te vlefshme perdorimi kur eshte e nevojshme.

Konkluzion

Kompleksiteti i pervojes se dhimbjes dhe lehtesimit te saj mund te thote qe, te kuptuarit tone te mekanizmave te perfshire mund te jete gjithmone jo i plote. Ka nevoje per kerkime te metejshme, vecanerisht ne pervojen dhe lehtesimin e dhimbjes kronike apo te “padobishme”. Teoria biomjekesore per trajtimin e dhimbjes ka dhene shume zhvillime farmakologjike dhe te tjera per trajtimin e dhimbjes, por nuk i pergjigjet te gjitha pyetjeve. Ka patur nje tej- mbeshtetje shekullin e kaluar, ne nderhyrjet, te cilat mund te kuptohen nga perspektiva biomjekesore. Rastet e studimit nga spitali Great Ormond Street ilustrojne vleren e manyrave per lehetesimin e dhímbjes, te cilat bazohen ne njohjen e personit, i cili ka dhimbje dhe ne vullnetin per te besuar nderhyrjet jo – farmakologjike.

Prania e dhimbjes dhe deshira per ta lehtesuar ate, eshte nje aresye kryesore pse njerezit konsuktohen me sherbimet e kujdesit shendetesor. Mungesa e dhimbjes mund te mos jete ne te gjithe rastet nje qellim i arritshem. Pacientet/klientet e kuptojne kete dhe kane frike ne disa raste, por gjithashtu e kuptojne nga eksperienca e vet, kompleksistetin e pervojes me dhimbjet.

Zhvillimi i nderhyrjeve efektive per lehtesimin e dhimbjes varet jo vetem nga njohja jone me e mire e procesit fiziologjik, por gjithashtu nga infermieret dhe punonjesit e tjere te sherbimit shendetesor, duke fillur nga pika e besimit se “dhimbja eshte ajo cfare thote njeriu qe e provon”. Pacientet/klientet kane nevoje qe kjo te jete standarti minimal i kujdesit qe ata presin. Teoria e zgjidhjes se problemit e bazuar ne vullnetin per te qene i hapur per nje sere strategjish dhe nderhyrjesh, eshte e domosdoshme per gjetjen e zgjidhjeve me pacientet/klientet per dhimbjet e tyre.

………………………………..

(Autori është DNP Mësimdhënës i Infermierisë Klinike – Specialist për kujdes intensiv dhe emergjencë, aktualisht punon në Kujdes intensiv me pacientë në respirator në Gjermani)