Franca në 1/8 e finales, Mbappe i mahnitshëm
Me Kylian Mbappen në superformë, Franca nuk ka pasur telashe për të bërë vend në një të tetën e finales në Kupën e Botës.
Në natën mes të martës e së mërkurës, Franca fitoi 3:0 ndaj Suedisë.
Kylian Mbappe i shënoi dy gola për Francën, ndërsa Bradley Barcola e realizoi një tjetër. Ousmane Dembele asistoi në golin e parë të Dembeles, ndërsa Michael Olise asistoi në dy golat e tjerë. Olise tani i ka pesë asistime.
Franca ka dëshmuar se ndoshta është favoritja kryesore për të triumfuar në Botëror. Ndërkohë Mbappe ka dëshmuar se është në superformë në ngjarjen madhore.

