Francë: Shqiptari dënohet me 20 vite burg për një vrasje

Një 29 vjeçar është dënuar me 20 vite burg në Francë pasi akuzohet për vrasjen e një të riu francez.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari ka qëlluar me armë gjahu 22 vjeçarin më 11 tetor të vitit 2019.

Autori i ngjarjes së rëndë u arratis një ditë pas të shtënave që i morën jetën të riut.

Ai u arrestua disa muaj më vonë në Tiranë. Në paraburgimin e policisë, ai pranoi se ishte autori i krimit ndërsa ka mohuar se donte ta vriste të riun.

Gjykata franceze përfundimisht e shpalli fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje të dy miqve të viktimës.