Zvicër: 51.3% e popullsisë e vaksinuar plotësisht, 2763 raste të reja, 8 të vdekur
Numri i të infektuarve dhe të vdekurve është rritur edhe në Zvicer, ku 51.3% e popullsisë e vaksinuar plotësisht. Pozitivë kanë rezultuar 2763 raste të reja, tetë të vdekur.
Në total, 51.3% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të publikuara këtë të premte në faqen e internetit të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (OFSP).
Gjithashtu shkalla e injeksioneve është përshpejtuar: me 8%, në krahasim me javën e kaluar.
Nga 20 gusht deri më 26 gusht, 151,898 doza të vaksinës Covid-19 janë dhënë në Zvicër.
Mesatarisht, për një ditë janë dhënë 21,700 vaksina.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, janë administruar 9,551,170 doza vaksine. Kështu, 4,436,561 njerëz kanë marrë dy doza serumi dhe 678,048 deri më tani vetëm një injeksion.
Sot, Zvicra ka 2,763 raste shtesë të të infektuarve me Covid-19, brenda 24 orëve, thuhet sipas shifrave nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP). Kanë humbur jetën tetë persona dhe 79 pacientë janë shtruar në spital./MLH