Fshati ku dikur toka shitej më shtrenjtë se në qytet, tani ka ngelur i zbrazët

Profesori Haki Bunjaku, i cili prej vitesh jeton në mërgim, përmes një postimi në facebook ka rikujtuar momente nga jeta në vendlindje, atëherë kur toka në Desivojcë shitej më shtrenjtë se në Gjilan.

Desivojca që në vitin 1967 kishte 120 shtëpi me afro 1000 banorë, tash ka ngelur me 2-3 shtëpi dhe 5-6 banorë!

Desivojcasit më së paku kanë arsye të shpërngulen. Në fshat, dy herë në ditë qarkullon autobusi.

Fshati ka shkollë tetëvjeçare, shitore, xhami, pra i ka të gjitha kushtet për banim!

Mbaj mend kur tokat atje shiteshin natën flakë dhe me çmim të lartë!

Ne sa e kemi ble tokën e Zeqirovitëve kemi mundur me ble gjysmën e Gavranit! (Gavrani është lagjja më moderne e Gjilanit)

Po ndryshojnë kohët dhe kushtet jetësore brenda tyre!

Sa punoja në Desivojcë, mbrëmjeve shërbeheshim me dritën e llambave të vajgurit.

Kur u elektrifikua katundi, unë me fëmijët e mi isha në Gjilan, ku zura punë në Gjimnaz!

Nga Gjimnazi, në vitin 1981 mora arratinë dhe mbeta për gjithmonë i arratisur!

Në Desivojcë, me insistimin tim kemi ndërtuar shtëpinë në rrafsh te Reka, moderne për kohën.

Pas djegies, ka mbetur për mallkim e trishtim, si përbindësh me nofulla epike!

Unë atë vend s`do ta vizitoj kurrë, pos deri në Shesh të Desivojcës.

Pra, përgjithësisht na mungojnë planet e sigurta për ta ndërtua jetën në kushtet e volitshme.

Ardhmërinë, po thuaja. askush s`mund ta planifikojë as afërsisht, ka shkruar Haki Bunjaku./mediafokus.info