Fshati Pasjak i komunës së Novobërdës, në hall me ujërat e zeza (Video)

Pasjaku, një fshat ky i komunës së Novobërdës, në afërsi me qytetin e Gjilanit, po përballet me ujërat e zeza nga kanalizimi.

Pamja të cilën e ka dërguar në redaksinë e portalit Mediafokus, qytetari Adrian Ramadani, është e tmerrshme.

Ujërat e zeza nga kanalizimi po derdhen nëpër rrugë e shtëpi të qytetarëve.

“Shikoni në çfarë gjendje është kanalizimi në fshatin Pasjak (komuna e Novobërdës). Ujërat e zeza (kanalizmi) po derdhen në rrugë e në shtëpi, duke rrezikuar shëndetin tonë. Komuna nuk po vjen ta rregullojë edhe pse kemi kërkuar/ Një herë vetëm kanë ardhur e kanë hapur, por përkohësisht, e nuk e kanë rregullue. Ju lutem publikojeni që të marrin masa”, ka shkruar Ramadani./Mediafokus