FSSHK: Vendimi për lehtësimin e masave kundër COVID-19 është skandaloz dhe i papranueshëm

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) e ka quajtur skandaloz dhe të papranueshëm vendimin për lehtësimin e masave mbrojtëse kundër COVID-19, shkruan Mediafokus.info

FSSHK ka kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe ekspertët e shëndetësisë që të distancohen nga veprime të tilla.

Njoftimi i plotë:

Skandaloze, e papranueshme lehtësimi i masave nga Qeveria në detyrë, aq më keq si duket për apetite politike asnjë parti politike nuk reagon.

Andaj FSSHK edhe njëherë kërkon përgjegjësi kolektive, popullore që ta ruani veten, është mëse evidente që të gjitha partitë politike nuk e kanë prioritet shëndetin publik të popullit por vetëm votën e tyre.

Apelojmë që IKSHPK dhe të gjithë ekspertët e shëndetësisë të distancohen nga veprimet politike vetëvrasëse dhe të mos jenë pjesë e vendimeve skandaloze për popullin e Republikës së Kosovës.

FSSHK apelon tek të gjitha mediat dhe i lut që të mos jenë pjesë e kësaj kampanje antikombëtare, ne nuk mund të jemi sponzor tuaj, por ne mund të mbrojmë shëndetin tuaj.

Ju lutemi dhe përgjërohemi thirrni mendjes në veprimet tuaja.

Jeta është më e shtrejtë se një votë.