Furnizimi me miell dhe produkte tjera në Gjilan është i mirë, s’ka vend për panik

Autoritetet e Komunës së Gjilanit kanë konfirmuar se gjendja e furnizimit me miell dhe produkte të tjera është e mirë dhe se s’ka vend për panik, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur sot Selami Xhemaili, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh kryesues i Komisionit emergjent i Gjilanit për përcjelljen e masave për parandalimin e përhapjes së Coronavirus COVID-19.

“E patëm informatën edhe nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, që furnizimi me miell dhe me produkte të tjera është i mirë dhe nuk ka vend për panik”, ka thënë Xhemaili, në konferencën e sotme për media, transmeton Mediafokus.info.

Pas vendosjes së masave në mbarë vendin kundër përpapjes së Coronavirusit, pati një fluks të jashtëzakonshëm të qytetarëve, të cilët ia kishin mësyer marketeve e depove të miellit, për furnizim në sasi të mëdha./Mediafokus.info/