Futbolli fiton ndaj luftës, kampionati në Ukrainë do të rifillojë, zbuloni datën

Sulmi rus në Ukrainë ndërpreu vijimësinë normale të jetës atje, teksa nuk bëri përjashtim as futbolli.

Pas disa muajsh të vështirë, ka ardhur një lajm i mirë. Kampionati në Ukrainë do të rifillojë me 23 gusht. Ka qenë ministri i Rinisë dhe Sportit, Vadym Gutzait që ka bërë të ditur gjithçka.

“Ndeshjet do të zhvillohen në territorin kombëtar, pa shikues, me lejen e administratave ushtarake lokale dhe me respektimin e detyrueshëm të të gjitha rregullave të sigurisë. Në rast alarmi për sulm ajror, ndeshjet do të pezullohen dhe lojtarët, trajnerët dhe stafi do të duhet të shkojnë me shpejtësi për t’u strehuar diku” – tha ai.