G7 e konsideron Omicron “kërcënimin më të madh aktual” për shëndetin botëror

G7 e ka konsideruar variantin Omicron “kërcënimin më të madh aktual për shëndetin publik global”, duke paralajmëruar se tani është “më e rëndësishme se kurrë” që vendet të “bashkëpunojnë ngushtë”.

Britania tha në një deklaratë të enjten:

“Të shqetësuar thellësisht nga rritja e rasteve, ministrat ranë dakord se këto zhvillime duhet të shihen si kërcënimi më i madh aktual për shëndetin publik global.”