Gabimet e rrezikshme të Speciales!
Kimete Berisha
– Nëse më 12 Prill 2023, Hashim Thaçi nga burgu i ka organzuar katër grupe shokësh që ta ndihmojnë të ndikojnë te dëshmitarët, pse Gjykata Speciale (duke e ditur këtë informatë) e ka lejuar të burgosurin nga qelia të vazhdojë të ndikojë tek dëshmitarët deri më 02 Nëntor 2023!
Pra, tetë muaj e kanë lënë ‘të lirë’ të burgosurin që të ‘bëj presion’ mbi dëshmitarët!
– Çfarë Gjykate është kjo që ka lejuar të ‘rrezikohen’ dëshmitarët, duke e toleruar të burgosurin nga qelia t’i ‘ndikojë’ ata!
– Sipas aktakuzës së Re të Gjykatës Speciale kundër Hashim Thaçit, dëshmitarët i ka rrezikuar Gjykata Speciale, sepse, dhe anipse Gjykata e ka ‘ditur’ që katër grupe po ‘luajnë’ me dëshmitarët, Gjykatës nuk i është bërë vonë.
– Gjykata ka vazhduar të shikojë ‘dramën’ me kureshtje, ka vazhduar të pres, çfarë do të ndodh a thua, dhe deri ku do të shkonte i burgosuri me ndikimin e tij tek dëshmitarët.
– Çfarë ka pritur Gjykata të ndodh?
– Çfarë ka dëshiruar Gjykata të ndodh?
Tragjedi, po çka!
– Hajde Gjykata i paska rrezikuar dëshmitarët, duke i lënë në dorë të katër grupeve ‘kriminale’ nga Prilli deri në Nëntor 2023.
– Por, edhe më kriminale është se si ka lejuar Gjykata Speciale që nga Prilli 2023 e deri dje më 6 Dhjetor 2024 t’i ‘rrezikojë’ dëshmitarët, pasi që e paska ditur (dhe paska pasur fakte), se dëshmitarët kanë qenë nën ‘presion’ nga i burgosuri, dhe prap se prap i ka lënë të ‘digjen’, ua ka rrezikuar jetën, i ka shikuar në heshtje duke vuajtur!
– Pse Gjykata Speciale ka guxuar të pres nga Prilli 2023 e deri më 06 Dhjetor 2024 për ta ngritur një aktakuzë!
– Sepse, Speciala e kanë pritur më të keqen?
Pastaj, pasi s’ka ndodhur më e keqja e dëshiruar, kanë ngritur aktakuzë
mbi ‘dëshirat’ dhe ‘nijetin’ e Hashim Thaçit!
– Hashim Thaçi paska faj që njërit në Kosovë ia paskan gjetur një letër në veturë, që me demek lidhet me një dëshmitar!
Domethënë, Hashim Thaçi nga burgu duhet të jap përgjigje se çfarë mbajnë në vetura njerëzit në Kosovë!
– Gjykata që ende merret me do letra të fshehura diku nëpër vetura, me do rrena të palogjikshme, pa nxjerr kurrë gjë në dritë…vetëm duke krijuar errësirë dhe duke krijuar drama të rrejshme për të
mbetur gjallë!
– Gjykata Speciale ka bërë veprim kriminal, duke lejuar ‘zullum’ nga i burgosuri mbi dëshmitarët, nga Prilli 2023 deri më 6 Dhjetor 2024!
– Është tragjike.
Kjo Gjykatë ka eksperimentuar me fatin e dëshmitarëve, helbete, nëse i lëmë të ndikojnë në ta, çfarë do t’u ndodh….
Nuk i është bërë vonë Gjykatës, sepse kanë pritur një dramë nga ‘katërshja’!
– Nga dje, 06 Dhjetor 2024, Gjykata Speciale nuk ka kredibilitet të gjykojë…sepse ka bërë eksperimente me të burgosurit dhe me dëshmitarët, si me minj të laboratorëve…!
– Edhe një gabim logjik dhe qesharak i Gjykatës Speciale.
Në aktakuzë u përmend që ‘ka edhe të
tjerë që kanë ndikuar tek dëshmitarët, por ndaj tyre nuk kanë ngritur aktakuzë’!
– E pse, Specialja disa nga kriminelët i paskan privilegjuar!
Kjo është qesharake, përveç e padrejtë që dikush të lejohet të bëj krime e dikush jo!
– Që Gjykata Speciale është e padrejtë s’ka gajle, ama që shihet hapur që është e padrejtë, është tragjike!
P.S. Oj hapsane, rreth e rreth me tela…

