UDBA-shët dhe ish-spiunët, strukturë që po e dëmtojnë Kosovën

Izmi Zeka

Tani jemi në një kohë të çuditshme ku Kosova po përballet me një situatë politike jo të ndershme por edhe të rrezikshme për perspektivën e saj.

Tanimë kemi të bëjmë me dy koncepte që në heshtje po bëjnë punën e djallit dhe po rrezikojnë perspektiven e Kosovës.

Një vijë që është uniforme, por edhe me problem është vija kombëtare e reformuar deri në skajshmëri e që po bënë punën por ende s’po përballet me faktorët që edhe para luftës kanë dëmtuar luftën çlirimtare dhe vija tjetër e tepër e rrezikshme që ka të bëjë më një strukturë komuniste e që në të ka njerëz të profileve të ndryshëm siç janë UDBA-shët, lidhjes komuniste, njerëz që bashkëveprojnë me Serbinë e shume të tjerë.

Mospërballja më këtë strukturë që po devalvon luftën çlirimtare, shtetësinë e Kosovës dhe integrimin e saj do te jetë sfida më e rëndë e pasluftës dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Çdo shtyrje dhe mos adresim këto dy koncepte si para luftës edhe tani do të përballen një ditë por me rreziqe të mëdha.

Andaj njerëzit që i kanë shërbyer pushtetit në të kaluarën e që sot në heshtje gjenden edhe në institucionet respektove të Kosovës, edhe sot po pengojnë strukturimin dhe integrimin e Kosovës në strukturat e BE-së.

Ndikimi i Rusisë e në këtë rrafsh edhe i Serbisë tek kjo strukturë funksionale në Kosovë, me mision të veçantë, po devalvon çdo ditë pjesën ma vitale të Kosovës të atyre që bënë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Andaj në fund me këtë heshtje po rrezikojmë të ardhmen tonë duke mos ua treguar vendin të gjithë atyre që në një formë prej 45’ i shërbyen pushtetit kriminal serb.

Duhet të lirohen institucionet e Kosovës prej pinjollëve dhe kulturës serbe në Kosovë.

Mjaft më në emër të stabilitetit të dëmtohet energjia intelektuale e patriotike e Kosovës.