Gani Geci: ‘I bëjmë be’ Shaban Sylës se djemtë e mi nuk e kanë sulmuar familjen e tij

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, është përgjigjur ndaj një shkrimi/pretendimi të Shaban Sylës, i cili “paska dyshime që djemtë e tij (Gani Gecit) gjoja kanë sulmuar familjen e Shaban Sylës”, raporton Mediafokus.info.

Përmes një shkrimi në Facebook, Geci ka thënë se njerëzit e Azem Sylës sa herë kanë probleme me drejtësinë fërkohen rreth familjes Geci.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Të dashur qytetarë,

sapo lexova një shkrim në gazetat online që Shaban Syla paska dyshime që djemt e mi gjoja kanë sulmuar familjen e Shaban Sylës, unë e di se njerëzit e Azem Sylës sa herë kanë probleme me drejtësinë fërkohen rreth meje dhe familjes time.

Ftoj organet e rendit, hetuesisë dhe drejtësisë që të hetoj djemt e mij, vëllezërit e mij, nipat e mi e të gjithë njerëzit e mij të njohur e të pa njohur rreth dyshimeve të Shaban Sylës.

Ndërsa jo vetëm Shaban Sylës por kujt do që ka dyshime çfarë do qofshin ato unë dhe familja ime jemi të gatshëm ti përgjigjemi për cilin do dyshim.

24 pleq i ka gjaku, 48 let naj qet Çerga ne i bëjmë be Shaban Sylës se kurrë kurrë as djemt e mij të cilët i kanë notat mesatare mbi 9 në universitetet e Kosovës, as vëllezërit e mij, as nipat e mij, as edhe ndonjë njeri i njohur i joni nuk i ka hile as hide në dyshimet e Shaban Sylës.

Ps

Nuk do t’i isha përgjigjur Shaban Sylës por për hir të korrektësisë dhe gjenezës së familjes sime çdo kohë ne jemi të gatshëm ti përgjigjemi kujdo që ka dyshime për çka do çofshin ato.

Ne nuk jemi ne familje tinzare e zuzare që sulmon natën, por jemi familja e Bajraktarit të Llaushës.