Gani Geci publikon një letër nga Hashim Thaçi lidhur me komunikatën nr. 59

Ish-ushtari i UÇK’së, Gani Geci ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një letër që, sipas tij, është dërguar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, në emër të ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, lidhur me komunikatën nr.59.

Geci thotë se letra mban datën 27 dhjetor të vitit 2018.

“Kjo komunikatë për shtyp  është  e shkruar me datën 27.12.2018 ndersa me datën 11 shkurt 2019 Hashim Thaçi më ka kërkuar edhe ndjesë publike përmes RTK. Në ketë komunikatë për shtyp, vetë anëtarët e pranojnë se për 20 vite kam qenë i lëndar moralisht, shpirtërisht unë dhe familja ime ndersa une kam qenë edhe fizikisht i plagosur”, ka shkruar Geci.