Gani Geci shpallet fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur fajtor ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Gecin, për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, në gusht të vitit 2014 dhe e ka dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë, me 3 qershor 2016, e kishte dënuar Gani Gecin me 4 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Geci e kishte pranuar se e ka kryer këtë vrasje, duke thënë se këtë veprim e kishte bërë në vetëmbrojtje, pasi kishte deklaruar se ka qenë i rrezikuar të vritej.