Gani Gërmia lëshon bombën, të premten zbulon gjithçka për “Big Brother”

Gani Gërmia tashmë ka lënë shtëpinë më të famshme të BBVK.

Sipas tij, materiali që u transmetua për të në “prime” ishte video-montazhë kundër tij.

Ish banori më i përfolur i momentit ka paralajmëruar për të premten në platformën TikTok, në një livestream ku do t’i tregojë të gjitha.

“Nesër, më 12 janar, në orën 21:00, do të jem live në TikTok për të hedhur dritë mbi peripecitë dhe ngjarjet e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Do flas për gjithçka, nga momentet më çmendura deri te historitë më të pabesueshme. Bashkohuni për një bisedë të paharrueshme dhe për të kapur momente ekskluzive!”.