Rrahen dy persona në këtë fshat të Gjilanit, njëri bëhet për spital

Rrahen dy persona në fshatin Dobërçan të Gjilanit, njëri bëhet për spital, njofton Policia, transmeton Mediafokus.info.

Raporti i plotë:

Fsh. Dobërqan, Gjilan 09.07.2021-04:20-13:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore.

Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa i dyshuari tjetër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia, përmes raportit 24 orësh.