Garderoba e Hashim Thaçit dhe as këpucët e tij nuk ju bëjnë juve

Izmi Zeka

Kur po dëgjoj disa politikanë që flasin për Hashim Thaçin, kurse biografia e tyre është e mbushur me intriga e spekulime e pozitat që mbajnë, i kanë marr bash belesh, atëherë duhet të ndalesh dhe të analizosh trurin shqiptar dhe prejardhjen e disave.

Mimoza Kusari apo edhe dikush tjetër që flasin për procese e mundohen ta lidhin zakonisht Hashim Thaçin, mund të spikasim se këta njerëz si duket kanë hendikepe nga e kaluara e tyre, apo hija që u rri prapa, duke mos vënë një gur në themelet e shtetit tonë.

Ndoshta edhe mundohen të thonë diçka e kur përmendet Hashim Thaçi, atëherë u duket se po përballem me forcën kohore dhe intelektuale të themelimit të shtetit të Kosovës.

Por është e kotë, sepse garderoba e Hashim Thaçit nuk mund të vishet e as këpucët e tij nuk ju bëjnë juve.

Është e neveritshme, sepse parimore e morale jo se jo, kur Hashim Thaçi gjendet në Hagë për të mbrojtur lirinë e këtyre që llafosin dhe krokasin nëpër TV, e këta të mjerët kënaqen duke bërë fotografi pa autor.

Mimoza, një grua, në vend që të tregonte integritet të një femre të ekuilibruar e bashkëkohore, ajo për hatër të padronit flet gjëra që vetëm i ka dëgjuar nga armiqtë e Kosovës e kurrë nuk ka mbërritur me qenë aty ku është diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

……………..

(Autori është ish-ministër i Brendshëm)