Gastronomët obligohen t’i shërbejnë klientët me ujë të pijshëm nga rubineti nëse ata kërkojnë

Qeveria e ka bërë obligative për gastronominë që t’i shërbejë klientët me ujĕ të pijshëm nga rubineti, në rast se ata kërkojnë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi prezantoi para kabinetit qeveritar standardet normative për cilësinë e ujit për konsum për ta mbrojtur shëndetin e njerëzve.

Me këtë vendim, për bizneset e gastronomisë vendosen rregulla në shërbimin e ujit për klientët.

“Me qëllim që të vendosim standardet normaltive për cilësinë ujit të destinuar për konsum njerëzor…. propozoj aprovimin e vendimit që: në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohen nga ujësjellësi publik, pronari i biznesit nuk mund t’i ndalojë klientët të shërbehen me ujë rubineti”, tha Latifi