Këto janë rregullat e udhëtimit në Belgjikë që hyjnë në fuqi nga sot

Ambasada e Kosovës në Bruksel (Belgjikë) ka njoftuar bashkatdhetarët se duke filluar nga sot (25.01.2021), Belgjika ka vendosur masa të reja për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Njoftimi i plotë:

Rregullat e udhëtimit në Belgjikë që hyjnë në fuqi nga sot

E hënë, 25 janar 2021

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel njofton se duke filluar nga sot, Belgjika ka një seri të re rregullash për të luftuar koronavirusin.

Udhëtimet jo-esenciale ndalohen përkohësisht nga e mërkura 27 janar deri më 1 mars, për udhëtimet si në dhe nga Belgjika. Përjashtimet do të jenë të mundshme vetëm për 6 arsye profesionale dhe familjare, e të cilat janë si në vazhdim:

• Udhëtime biznesi.

• Udhëtarët ndërkufitar do të lejohen të kalojnë kufirin për aktivitete që lejohen gjithashtu në Belgjikë pa kaluar nëpër karantinë, por për një periudhë deri në 48 orë.

• Arsye humanitare: ndihma për një person të moshuar, të mitur ose të pambrojtur ose një person me aftësi të kufizuara, vizita e një të afërmi në kujdesin paliativ dhe zhvendosjet për arsye mjekësore dhe vazhdimi i trajtimit mjekësor.

• Udhëtimi për studime: udhëtimi i nxënësve, studentëve dhe kursantëve në shkëmbim brenda kornizës së studimeve të tyre, si dhe studiuesve me një marrëveshje pritjeje.