Nuk ka kompromise me kriminelët e paqes, as edhe me hajnat e pavarësisë së Kosovës
Izmi Zeka
Jo, jo shteti nuk bëhet me kriminelë të paqes, as edhe ata që njihen si produkt i hajnive kudo qofshin ata. As edhe me ata të cilët zakonisht rrinë nën hijen e lisave të “mëdhenj”.
Kriminelët nuk mund të flasin për luftë ndaj kriminelëve, as edhe hajnat për luftimin e hajnisë.
Mjaft më me reklama e kurtuazi. Kosova ka njerëz të mençur që e dinë kah i bie perëndimi. Mjaft më me argatë dhe tutorë që po mbushin portalet dhe televizionet.
Kosova ka dije. Nuk jemi pas vitit 1945. Nuk ka kompromise me kriminelët e paqe, as edhe me hajnat e pavarësisë së Kosovës e që i gjeni kudo.
Mos u mbuloni nga lisat e mëdhenj se koha s`e duron.
………………………………………..
(Autori është ish-z/ministër i Brendshëm)