Gastronomia dhe qendrat tregtare pritet të mbyllen për 12 ditë
Nga java e ardhshme pritet që të ketë mbyllje totale të vendit për 12 ditë në kuadër të gastronomisë dhe qendrave tregtare në vend.
Në takimin që pati ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi është diskutuar edhe mundësia e orës policore.
“Gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12 ditë duke filluar nga java e ardhshme, teksa është disktutuar edhe ora policore por që nuk është marrë ende ndonjë vendim”, tha Kllokoqi.