Gazetari i njohur: Dr. Ukshin Ismaili është nderi i kombit, pres reflektim institucional
Gazetari i njohur i RTK-së, Asdren Agushi, ka kërkuar nga institucionet e Republikës që ta nderojnë me çmimin më të lartë shtetëror ikonën e shëndetësisë, anesteziologun Dr. Ukshin Ismaili, i cili sivjet pensionohet, transmeton Mediafokus.info.
“Mbi 85.000 operacione pa asnjë dështim”, ka shkruar Agushi, sipër profilit për Dr. Ukën, të realizuar për televizionin publik.
Postimi i plotë i Asdren Agushit:
Anesteziologu i parë në Anamoravë dhe i vetmi për rreth dy dekada.
Një jetë plot sfida, ankth e adrenalinë. Mbi 85.000 operacione pa asnjë dështim, ndersa nje nga sfidat më të mëdha gjatë punës së tij janë vitet ’88-’95, ku punoi për 7 vjet pa asnjë ditë të vetme pushim.
Ju ftoj ta shikoni bisedën me Dr Ukshin Ismailin.
P.S.
Po e përmirësoj këtë postim me një arsyeje shumë të fortë. Kam gabuar diçka:
I rekomandoj institucioneve lokale dhe atyre qeveritare që Dr. Ukshin Ismaili të dekorohet me dekoratat më të larta për kontribut profesional, patriotik e mbi të gjitha për kontribut human. Njeriu që dha çdo gjë nga vetja duke e harruar edhe familjen, rrethin dhe shoqërinë. Njeriu që i tha JO gjithçkaje për të shpëtuar jetë në kohët më të vështira, në kohët kur jeta e çdo shqiptari ishte në rrezik.
I lus institucionet lokale dhe ato qendrore. Nëse keni respekt ndaj profesionistëve, patriotëve dhe humanistëve. Ndajeni një çmim për Dr. Ukshin Ismailin, sepse është nderi i kombit.
Pres reflektim institucional, besoj që e bëni!

