Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Mbetet mot i ftohtë në ditët vijuese, por më i qëndrueshëm.
Kryesisht me vransira ditën e mërkurë, përreth viseve malore me mundësi edhe për fjolla bore.
Ditën e enjte intervale më të gjata me diell nga Dukagjini, parashikon “Prishtina Weather”.
Datat:
2.03.2022 – Mot i ftohtë, kryesisht me vransira. Përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për fjolla bore. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga -4C deri 4C, e në vise malore nga -8C deri -2C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme gjatë ditës , e në mbrëmje përkeqësohet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
3.03.2022 – Ftohtë, pjesërisht vranët paradite, gjatë ditës intervale më të gjata me diell. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet -4C deri 8C, e në vise malore -9C deri 0C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 1-5m/s. Indeksi i cilësisë së ajrit luhatet ndërmjet vlerave të pranueshme në pjesë ku do të ketë qarkullim më të mirë ajror, e në pjesë tjera mbetet më gjatë në vlera të dobëta e shumë të dobëta.