Gazetarja gjendet e vdekur brenda banesës së saj
Policia në Kenia ka nisur një hetim pasi një anëtare e stafit të BBC u gjet e vdekur në kryeqytetin Nairobi.
Kate Mitchell, një shtetase britanike që punonte për BBC Media Action në një numër vendesh afrikane, vdiq të premten.
BBC Media Action është bamirësia ndërkombëtare e korporatës dhe projektet e saj fokusohen në përdorimin e medias dhe komunikimit për të trajtuar pabarazinë në mbarë botën.
Nuk mendohet se vdekja e zonjës Mitchell në një hotel në qytet ishte e lidhur me punën e saj për organizatën.
Dhe ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes së saj mbeten të paqarta, policia u tha mediave lokale se po e hetonin atë si një vrasje dhe po eksploronin motivet e mundshme.
“Fatori i dyshuar… u hodh nga kati i tetë i hotelit nga dritarja e dhomës pasi ndjeu se sigurimi i hotelit mund të ishte pas tij,” u tha gazetarëve komandanti i policisë rajonale të Nairobit, Augustine Nthumbi.

