Gazetarja shqiptare në Skoci rikujton ditëlindjen e fundit të bashkëshortit

Gazetarja shqiptare Remzije Zeka Sherifi e cila jeton në Skoci prej disa vitesh, ka përkujtuar sot bashkëshortin e saj, Sebën, me një dedikim të ndjeshëm.

‘Sebë, një vit më parë e përjetuam shumë rëndë që ditëlindjen tënde e kremtuam pa praninë e përqafimet e ngrohta të djemve, nuseve, nipave dhe mbesave që i dashte aq shumë…

E sot, vallë ne si ta shënojmë këtë ditë pa ty?

Qofsh i rrethuar me engjuj në parajsë’, ka shkruar gazetarja Zeka Sherifi.

Ajo ka rikujtuar edhe udhëtimin e fundit që kishin bërë së bashku drejt Kosovës dhe planet që po bënin për pleqërinë në shpirti iu kishte ngelur peng.

‘Udhtimi i fundit bashkë me Sebën për në Kosovë…Më kot bënim plane e thurnim ëndra që pleqërinë ta kalojmë në tokën ku shpirti na mbeti peng…’

Familja Sherifi jeton në Glasgow të Skocisë, atje ku ka ndërruar jetë verën e kaluar Sebahedini, pjesëtar i familjes së njohur nga Gjilani, Mulla Sherifi.

Seba ishte i njohur për elegancë, pedantëri dhe mbi të gjitha si qytetar i civilizuar e zemërgjerë e veçmas si sportist i njohur dhe me famë në fushën e hendbollit.

Mungesën e një njeriu të tillë nuk e ndjen vetëm familja, po edhe miqtë dhe shoqëria. /Mediafokus