Gërvalla deputetëve të PDK-së: Kemi afat deri më 6 shtator për konstituimin e Kuvendit
Ministrja në detyrë e drejtësisë, Donika Gërvalla, në pyetjen e Grudës (PDK) se pse s’po e thirrin seancën konstituive, tha se ka edhe 30 ditë afat.
“Ne i kemi edhe 30 ditë nga dita kur mblidhet Kuvendi”, tha Gërvalla.
“Pra, deri më 7 shtator apo?”, e pyeti Gruda.
“Jo s’është deri më 7 shtator, po më 6 shtator”, iu përgjigj Gërvalla.
“Media të nderuara, ministrja e Drejtësisë po thotë deri më 6 shtator. 60 ditë për Kuvendin”, tha Gruda më pas.
“A të kam caktuar zëdhënës apo qysh. Mos fol në emër tem. Unë thashë i kemi 30 ditë që do t’i shfrytëzjmë maksimalisht me gjet një marrëveshje”, tha ajo.

