“Gërxhuli plak”- Pasi ofendoi rëndë Rifat Jasharin, nëna e asamblistes së VV’së e mbyll Facebook-un

Xhevrie Ademi, nëna e asamblistes së Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë, Majlinda Ajvazi, ka mbyllur llogarinë e saj në Facebook pas reagimeve të shumta që pasuan komentet e saj ndaj Rifat Jasharit

Të shtunën në rrjetet sociale qarkulloi një video ku shihen Sami Lushtaku dhe Rifat Jashari duke pritur së bashku të pranishmit në të pame për vdekjen e Salih Jasharit.

Kjo pamje ka nxitur aktivisten e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevrie Ademi, të shkruante komente fyese për Rifat Jasharin.

Në reagimin e saj, ajo pos tjerash ka thënë se nuk do të çuditej nëse në të ardhmen do ta shihte atë duke u përqafuar me përfaqësues të Listës Serbe.

Ademi, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale dhe në tubimet e Vetëvendosjes, e ka quajtur gjithashtu edhe “matuf plak” dhe “gërxhull plak”.

Ademi është nëna e kandidates për asamble komunale nga VV në Fushë Kosovë, Majlinda Ajvazit.