GIZ e kishte shpallur Nazmi Musën si drejtorin më të suksesshëm të arsimit në Republikën e Kosovës
Organizata e qeverisë gjermane GIZ, në vitin 2016, e kishte hpërblyer me mirënjohje drejtorin e Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, duke e vlerësuar si drejtorin më të suksesshëm në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, përfaqësuesja e organizatës GIZ, Dagmar Fuchs, ka thënë se angazhimi dhe puna që ka bërë GIZ me Komunën e Gjilanit atëbotë, e në veçanti me fushën e arsimit, është kohë e vëçantë punës për të, por edhe përvojë e mirë e vet organizatës, sepse, sipas vlerësimit të GIZ, bashkëpunimi u bë me drejtorin që është më i suksesshmi në Kosovë.
“Gjilani është një Komunë shumë e fortë e Republikës së Kosovës. Falë menaxhmentit shumë të mirë, kjo përherë e më shumë del në pah. Një përkushtim i tillë vërehet edhe në sektorin e arsimit. Mund të them se drejtori Nazmi Musa, është shembull nga të gjithë drejtorët e arsimit në Kosovë, që është i përkushtuar për arritje të cilësisë në arsim dhe është punë e madhe e angazhimit që ai bënë në këtë fushë për këtë periudhë kohore. Janë bërë ndryshime të mëdha në menagjim dhe cilësi në këtë Drejtori dhe në përgjithësi në shkollat e Gjilanit”, kishte thënë Fuchs asokohe.
Ndërsa, Nazmi Musa, ka potencuar se ishte një kënaqësi e madhe që të jetë i angazhuar në bashkëpunimin me organizatën GIZ, duke potencuar se koha e bashkëpunimit ishte kohë e përfitimit të përvojave të mëdha lidhur me arsimin, falë edhe mbështetjes së madhe që i është dhënë sipas tij, nga kryetari i atëhershëm i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për sektorin e arsimit dhe ngritjes së cilësisë në arsimin e Gjilanit.
Ndryshe, ish-drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, ka ndërruar jetë sot. Të pikëlluar për vdekjen e tij janë shprehur jo pak personalitete të Gjilanit dhe më gjerë./mediafokus.info

