Gjahtarit i konfiksohet derri i egër, procedohet për gjueti të kundërligjshme
Një person në Grashticë është proceduar për ‘gjueti të kundërligjshme’ pasi ka vrarë një derr të egër në kohën kur nuk lejohet gjuetia e kësaj kafshe.
Fsh. Grashticë 20.01.2021 – 18:10. Policia ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se në bagazh kishin një derr të egër të vrarë. Lidhur me rastin janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë të cilët kanë konfiskuar kafshën. Rasti në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.

