Aksidentohet këmbësorja, ndërron jetë në QKUK

Një këmbësore e aksidentuar në Mazgit ka ndërruar jetë në QKUK nga plagët, të cilat nuk ka mundur t`i mbijetojë.

Fsh. Mazgit, 20.01.2021 – 17:15. Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa një automjet me ngasës mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori femër kosovare nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)