Gjakovari arrestohet për marrje ryshfeti

Një zyrtar i gjendjes civile në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti. Ai, dyshohet se i ka kërkuar të holla një personi për rregullimin e një dokumenti.

“MARRJE E RYSHFETIT- Gjakovë 21.08.2024-09:19. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendjen civile për rregullimin e një dokumenti i kishte kërkuar të holla, të cilat ankuesi ia kishte dhënë. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”