Gjakovari arrestohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, i sekuestrohet libri

Një person në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit përmes librit të tij. Policia ka sekuestruar librin, ndërsa autori, i dyshuar është dërguar në mbajtje. 

Gjakovë 14.08.2021 – 11:50.   Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se në librin e tij ka elemente të nxitjes e përçarjes dhe mos durimit. Njësitë përkatëse policore për procedura të mëtutjeshme hetimore kanë sekuestruar disa libra. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)