Veturat BU e VR që shihen nëpër Kosovë, kryesisht janë të shqiptarëve të Luginës, mos i dëmtoni

Veturat me targa VR e BU (Vrajë e Bujaoc) shpeshherë po dëmtohen në Kosovë, duke menduar se janë të serbëve. Por, në të vërtetë, veturat me këto targa që shihen nëpër Kosovë, në 99 për qind të rasteve janë të shqiptarëve të Luginës.

Qytetari Shkelqim Rashiti ka bërë një apel ku kërkon të mos dëmtohen qëllimisht këto vetura.

‘Për ata që nuk e dinë, veturat me tabela VR, BU, 99 për qind të rasteve janë të shqiptarëve. Po edhe me shkronja të qyteteve tjera të Serbisë, gjasat më të mëdha janë që me qenë vetura të shqiptarëve. Nuk është hera e parë që këto vetura me këso lloj tabelash po dëmtohen qëllimisht…ju kisha lut me u vetëdijesua se po dëmtoni shqiptarët me këto veprime. E nëse ti që i ke dëmtu e ki hobi me i dëmtu këto tabela se t`i vrasin sytë, ki qytete në Kosovë që ke plot vetura me kësi tabela, shko tregoje “patriotizmin tënd’.