Arrestohet një person, dyshohet se e shtyu drejt vetëvrasjes një vajzë të mitur 

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka shtyrë një vajzë të mitur drejt vetëvrasjes.

Dyshohet se vajza, e cila u gjet në rrugë pa ndjenja, ka konsumuar medikamente për t’u vetëvrarë.

“Prishtinë  15.07.2021 – 12:30. Është arrestuar një i dyshuar, mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka shtyre në vetëvrasje viktimën femër kosovare, e mitur, e njëjta është gjetur e alivanosur në rrugë dhe dyshohet se ka konsumuar medikamente për t’u vetëvrarë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.