Benz-i i Edmond Çekiçit i bërë shoshë nga plumbat, pamje nga automjeti ku u vra anëtari i bandës

Benz-i i Edmond Çekiçit i bërë shoshë nga plumbat, pamje nga automjeti ku u vra anëtari i bandës.Makina që shihni në pamje i përket Edmond Çekiçit, anëtari i bandës së Durrësit, që mbeti i vrarë sot pas një atentati me armë zjarri.

Në këto pamje nga vendngjarja, shihet se dera e përparme nga ana e pasagjerit e mjetit tip “Benz’ fuoristradë, është bërë ‘shoshë’ nga plumbat, ndërsa dyshohet se është qëlluar me breshëri automatiku.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. “Mond Çekiçi” udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin.

Fill pas kësaj, ata janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tirane, i cili është braktisur dhe djegur nga autoret në Katund Sukth, Durrës.