Gjakovari e shet veturën e huaj për 3 mijë euro

Një gjakovar është arrestuar për mashtrim pasi veturën e huaj ia ka shitur një personi tjetër për 3 mijë euro.

Rr. Gazmend Imeri, Gjakovë 04.02.2022 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull  kosovar duke ia shitur veturën e cila nuk ishte e tij, për të cilin kishte marr rreth 3000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)