Gjakovarit i vidhet në shtëpi arma me leje

Një qytetari në Gjakovë i është vjedhur në shtëpi revolja Bereta me disa fishekë, të cilën e posedonte me leje valide, njofton policia e Kosovës. Rasti është cilësuar ‘vjedhje e rëndë’.

Gjakovë 13.05.2021 – 05:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç ‘rast i kanë vjedhur një arme zjarri-Bereta me disa fishek, të cilën e posedon me leje valide. Rasti nën hetime nga njësitet policore.