I vidhen në shtëpi rreth 300 euro

Një qytetari në Vushtri i janë vjedhur rreth 300 eruro nga persona të panjohur, të cilët me forcë kanë depërtuar në brendi të objektit. Rasti po trajtohet si ‘vjedhje e rëndë’.

Vushtrri 13.05.2021 – 06:54. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të objektit me ç‘rast kanë vjedhur rreth 300 euro. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore, thuhet në njoftim.