Gjashtë mjekë shqiptarë punësohen në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc

Gjashtë mjekë shqiptarë kanë marrë vendime të përhershme pune në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Ky punësim është realizuar me kërkesë të kryetarit të Bujanocit, Shaip Kamberi shtruar presidentit Aleksandar Vucic, në dy takime të realizuara në gjendjen e jashtëzakoshme, si masë e luftimit të COVID-19.

Lajmin mbi punësimin e gjashtë mjekëve shqiptarë e ka bërë të ditur, vet kryetari Shaip Kamberi përmes një postimi:

Gjashtë mjekë shqiptarë nga Komuna e Bujanocit, sot edhe zyrtarisht kanë marrë vendimet e punës në kohë të pacaktuar në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, si realizim i programit të Ministrisë së Shëndetësisë për punësimin e kuadrove mjekësore për t’a avancuar luftën ndaj COVID-19.

Ky është një sukses i jashtëzakonshmë, duke patur faktin se me vite të tëra një numër i mjekëve shqiptarë nuk është arritë të punësohen përnjeher.

Megjithate, kërkesa e Komunës së Bujanocit ishte shtruar në dy takime të realizuar me president Aleksandar Vucic, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Këta emrat e mjekëve shqiptarë të punësuar, sot: Imrane Aliu, Veton Salihu, Granit Isufi, Besnik Sulejmani, Sali Nuhiu, Artan Ajeti.

Në kuadër të të njejtit program, janë punësuar edhe katër mjekë të komunitetit serbë.