Gjashtë të lënduarit nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj ende po trajtohen në QKUK

Mbi 40 persona u lënduan nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi në një lokal në Ferizaj në ditët e para të janarit të 2021-tës.

Të lënduarit në gjendje më të rëndë u dërguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por më pas katër nga ta u dërguan për shërim jashtë vendit, dy në Turqi e dy në Austri.

Ndërkohë që gjashtë pacientë të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, e që pesë prej tyre edhe u operuan.