Gjatë 24 orëve të fundit ndodhën 65 aksidente trafiku në Kosovë

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë në rrugët e Kosovës.

Një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se mbi 2 mijë e 100 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsej 65 aksidente, 24 prej tyre me të lënduar, ndërsa 41 vetëm me dëme materiale.