Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, Gjilani pret Llapin
Superliga e Kosovës në futboll, xhiroja e 10-të, vazhdon sot me dy ndeshje interesante. Duel interesant pritet të jetë ai mes Dukagjinit dhe Ballkanit.
Ballkani aktualisht është lider në Superligë, me 17 pikë të mbledhura, po aq sa ka edhe Malisheva në pozitën e dytë.
Dukagjini ndërkaq renditet i parafundit në tabelë, me 9 pikë, tre fitore dhe 6 humbje.
Ndeshja tjetër mjaft interesante është ajo mes Gjilanit dhe Llapit.
Gjilanasit ndodhen në vendin e 8-të, me 9 pikë të mbledhura, dy fitore, tre barazimeve dhe katër humbje.
Llapi mban pozitën e 5-të, me 14 pikë, nga katër fitore, dy barazime e tre humbje.
Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.