Gjatë një jave janë shqiptuar 1344 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 21.10.2022–27.10.2022 ka shqiptuar 1344 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu gjatë kësaj jave, në kuadër të implementimit të Planit operativ ‘’Makineria bujqësore – Mjetet e punës’’ janë shqiptuar edhe 14 kundërvajtje ndaj vozitësve të mjeteve motorike bujqësore të cilët gjatë kontrollit kanë rezultuar se nuk janë duke qarkulluar konform rregullave të trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

• Hetimi i 20 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale
• Hetim i 6 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar
• Konfiskuar 21 patentë shoferë

Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftim.