Një person arrestohet për rrëmbimin e një femre
Një person në Klinë është arrestuar nën dyshimin për rrëmbimin e një femre dhe është dërguar në mbajtje.
Klinë 23.01.2021 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte rrëmbyer viktimën femër kosovare ndaj të cilës kishte ushtruar dhunë fizike. Viktima kishte arritur që të ikën dhe të lajmërohet në polici. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.