Aksidentohet për vdekje një këmbësor në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

Një këmbësor është aksidentuar për vdekje në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, njofton policia e Kosovës.

Magjistralja Kaçanik-Ferizaj 24.01.2021-22:41.Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës godet këmbësorin mashkull i cili pëson lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, thuhet në raportin e policisë.