Tre fëmijë lëndohen nga fishekzjarret e gjetura në kontejnerë

Tre fëmijë në Fushë Kosovë janë lënduar nga disa fishekzjarre të cilat ata i kishin gjetur në kontejnerë të mbeturinave.

Fushë Kosovë 24.01.2021-15:20. Raportohet se tre fëmijë dy meshkuj dhe një femër kosovare kishin pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të disa fishekzjarrëve që i kishin gjetur në një kontejner të mbeturinave. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në trajtim mjekësor në QKUK, thuhet në raportin e policisë.