17-vjeçaren e vrau i dashuri i saj për motive xhelozie

Trupi i pajetë i një 17-vjeçareje u gjet në një zonë të thellë në Monte San Calogero, Palermo, pasi u vra nga i dashuri i saj.

Roberta Siragusa ishte zhdukur prej disa orësh dhe prindërit ngritën alarmin për zhdukjen e saj. Policia nisi kërkimin ndërsa po merrte në pyetje njerëzit më të afërt me vajzën.

Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, i dashuri i saj, Pietro Morreale, 19-vjeç u paraqit në komisariat, i shoqëruar nga prindërit dhe avokati mbrojtjes për të rrëfyer krimin.

Mbrëmjen e së shtunës, ata e kaluan së bashku në një vilë, pavarësisht së është e ndaluar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas informacioneve të deri tanishme thuhet se dy të rinjtë patën një debat për shkaqe xhelozie.