Gjatë një jave policia ka shqiptuar 584 gjoba në rajonin e Gjilanit

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor, (NJRKRr) gjatë periudhës kohore 4-10 shkurt 2022 ka shqiptuar 579 gjoba për kundërvajtje në trafik rrugor dhe 5 gjoba sipas ligjit anti covid.

Gjatë javës në kete zonë janë hetuar 6 aksidente trafiku, 4 prej tyre me lëndime trupore dhe 2 me dëme materiale.

Ndërkaq janë konfiskuar 3 patentë shofer, prej tyre 2 për tejkalim në vijë të plotë dhe një për tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes.

Gjatë kësaj kohe NJRKRR përveç detyrave rutinore, ka implementuar edhe planet operative.

Plani i Veprimit (PV) “Shigjeta” i cili është në implementim e sipër nga NJRRKr me patrullime të herë pas hershme nëpër rrugë tjera (dytësore) me qëllim mbajtjen nën kontroll të qarkullimit rrugor.

Gjatë javës është implementuar plani operativ “Sezona dimërore” për vozitësit të cilët me automjetet e tyre kanë qarkulluar në rrugë në kundërshtim me ligjin e komunikacionit rrugor janë shqiptuar gjoba sa i përket pajisjeve rezervë dhe pneumatikëve dimëror.

Duke u bazuar në planifikimin e punës të NJRKRr-së, në implementim e sipër është plani operativ “Telefonat celular”.

Gjatë javës janë shqiptuar gjoba për vozitësit që janë hasur duke përdor telefonin gjatë vozitjes së automjeteve të tyre.

NJRKRr gjatë javës javës që e lamë pas ka kontrolluar 14 autobusë dhe për pasagjerët që janë hasur pa maskë mbrojtëse, janë shqiptuar 5 gjoba konformë Ligjit anti-Covid, thuhet në njoftimin e policisë.