Gjatë një përleshje në Cërnicë të Gjilanit lëndohet një femër, arrestohen 6 persona

Gjashtë persona në Cërnicë të Gjilanit janë arrestuar pas një perleshje ku ka mbetur e lënduar rëndë një femër, shkruan Mediafokus.info.

Fsh. Cernicë, Gjilan 01.01.2021-21:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete.

Gjatë përleshjes është përdorur edhe një pistoletë me gaz.

Si pasojë e rrahjes, është lënduar viktima femër kosovare dhe disa nga të dyshuarit, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta, një pushkë gjuetie me dy fishek dhe 7 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.